JiL.al - Jeto i Lumtur

Të shtëna me armë, 4 të vdekur dhe 21 të plagosur në Alabama

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Katër persona u vranë dhe të paktën 21 të tjerë u plagosën, si pasojë e të shtënave masive që ndodhën mbrëmjen e së shtunës në Birmingham, Alabama.

Dy burra dhe një grua u vranë në vendin e ngjarjes në Magnolia Avenue në zonën Five Points South pranë Universitetit të Alabama në Birmingham, ndërsa një viktimë e katërt vdiq në spital, tha policia.

Incidenti ndodhi pak pas orës 23:00, tha oficeri Truman Fitzgerald për median.

Policia thotë se disa persona të armatosur besohet të jenë përgjegjës për të shtënat, por ende asnjë i dyshuar nuk është arrestuar.

“Të jeni të sigurt, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të zbuluar, identifikuar dhe arrestuar këdo që ishte përgjegjës për vrasjen dhe plagosjen e njerëzve tanë”, tha Fitzgerald.

Scroll to Top