JiL.al - Jeto i Lumtur

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, lë qelinë!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANA- Ish-Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, ka dalë nga burgu pasi përfundoi dënimin me dy vite të dhënë nga Gjykata e Posaçme. Alla vuajti dënimin për veprën penale “të shpërdorimit të detyrës” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

SPAK kërkoi fillimisht 3.6 vite burg për Lefter Allën, por me gjykim të shkurtuar, ai u dënua me 2 vite e 4 muaj heqje lirie dhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik. Në dhjetor të vitit 2023, Alla kërkoi nga Gjykata e Posaçme që ta shpallë të pafajshëm.

Lidhur me çështjen, bashkë me Allën u vu në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kishin kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Scroll to Top