Tërmeti me magnitudë 4.5 ballë godet Bosnjën

Editor
1 Min Read

BOSNJE- Një tërmet me magnitudë 4.5 shkallësh të Rihterit është regjistruar ditën e sotme në Bosnjë e Hercegovinën, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe në Kroaci.

Sipas qendrës sizmologjike mesdhetare (EMSC) epiqendra e tërmetit ishte 39 kilometra në veriperëndim të Zenicës, me një thellësi prej dhjetë kilometrash dhe 29 kilometra në verilindje të Knezhevit.

Tërmetin e ndjenë më së shumti qytetarët e Teshnjas që kanë thënë se lëkundjet zgjatën rreth 20 sekonda. Dridhjet u ndjenë edhe në Travnik, Zenicë, Zavidoviq, Çelnicë, Banja Llukë dhe Gradaç. Aktualisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *