JiL.al - Jeto i Lumtur

Mbytet anija plot me emigrantë, raportohet për disa të vdekur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre persona humbën jetën dhe 25 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një varkë me emigrantë dhe refugjatë u mbyt të hënën në ishullin grek të Samos në detin Egje. Gjithashtu policia bregdetare greke, njofton se barka me 33 persona, emigrantë nga vendet e treta, u përmbys vetëm pak metra përpara se të arrinte në ishull. Gjithashtu banorë dhe peshkatarë që ndodheshin pranë zonës, ndihmuan në nxjerrjen në breg të  pesë personave të mbijetuar, ndërsa në mesin e tre viktimave, dy prej tyre ishin vajza të mitura.

Operacioni i kërkimit në të cilin marrin pjesë dhjetëra forca të rojes bregdetare, helikopterë por edhe banorë të zonës me motoskafët e tyre vazhdon ende, por me kalimin e orëve shpresat po shuhen për të gjetur persona të mbijetuar. Kushtet atmosferike duket se e vështirësojnë edhe më tepër situatën, për shkak të erës së fortë dhe dallgëve.

Ekipet e shpëtimit thonë se zona e kërkimit është shkëmbore dhe ka rrymë të fortë, ndërsa deti i trazuar shuan çdo çast shpresat për gjetjen në jetë të emigrantëve. Ndërkohë të shpëtuarit u dërguan në spitalin e ishullit kurse trupat e viktimave në morg, ndërkohë që identifikimi i tyre do të jetë i vështirë.

Scroll to Top