JiL.al - Jeto i Lumtur

E shpallur në kërkim për prostitucion, policia vë në pranga autoren

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 38 vjeçare kineze e shpallur në kërkim vetëm pak ditë më parë nga policia e Tiranës për shfrytëzim prostitucioni, kanosje e dhunë për dhënie pasurie, u kap në aeroportin e rinasit duke tentuar që të largohej nga Shqipëria.

Autoritetet aeroportuale verifikuan emrin e saj që rezultoi të ishte në kërkim, teksa u njoftua policia e cila vuri në pranga 38 vjeçaren. Kinezja 52 vjeçe e arrestuar me pare me inicialet Y.Y ishte organizatore dhe tjetra me inicialet N.D, bashkëpunëtore në krim, të cilat kishin përshtatur lokale për prostitucion. Gjatë operacionit të pak ditëve më parë u proceduan penalisht në gjendje të lirë 7 shtetase të huaja për ushtrim prostitucuioni në kryeqytetin shqiptar.

Autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin vajzat, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatura për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana”, i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion se do tua tregon ato familjarëve të vajzave të rekrutuara. 

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja N. D., me anë të shtrëngimit, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra prej vajzave të shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal. 

Scroll to Top