U dënua për kallëzim të rremë, Kryemadhi reagon për Salianjin

Editor
1 Min Read

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin me një vit burg ndaj deputetit të PD Ervin Salianji. Kryemadhi shkruan se vendimi është me llogjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti. 

Gjithashtu ajo shprehet më tej se burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Absurdi po vendoset tashmë edhe me gjykatë, përmes vendimeve me llogjikë politike dhe jashtë çdo norme proporcionaliteti.
Jo vetëm fjala e lirë, jo vetëm denoncimi dhe hedhja dritë mbi të vërtetën, por çdo gjëje që prek stabilitetin kriminal mund t’i shpallet luftë duke përdorur mekanizmin shtetëror dhe ligjor.
Burgosja për ushtrimin e detyrës në mbrojtje të interesit publik nuk ka vend në demokraci.
Kjo vlen për deputetin e zgjedhur, zyrtarin publik, gazetarin e medias dhe këdo qytetar pa dallime.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *