Një aksident ka ndodhur paraditën e sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi i Policisë:
Fier/Informacion paraprak Rreth orës 10:50, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi N. R., 31 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e për pasojë ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga është dëmtuar shtetasi N. R., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.