JiL.al - Jeto i Lumtur

Partizani fiton me Egnatian në fushën e saj (Video)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

RROGOZHINE – Pas tri barazimeve radhazi, Partizani ka kryer sot një ‘hakmarrje’ të vogël për finalen e humbur në sezonin e kaluar, teksa ka mundur në shtëpinë e saj Egnatian, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në renditje, pas 12 pikëve të grumbulluara pas 7-të javësh të Abissnet Superiores.

Të dy skuadrat vinin pas një barazimi zhgënjyes në kampionat në javën paraardhëse, por në sfidën e sotme ishte Partizani që u shfaq shumë më ngulmues, duke kërkuar golin dhe duke e gjetur atë me anë të Ismailit (20’).

Më pas të kuqtë administruan me qetësi shifrat duke tentuar të mbanin larg portës rrogozhinasit, të cilët kanë humbur shkëlqimin e tyre në fazën ofensive.

Goli që vulosi fitoren 2-0 erdhi nga një kundërsulm me Bintsukën (60’) në pjesën e dytë, ia bëri punën më të thjeshtë kryeqytetasve.

Të kuqtë e Partizanit, në minutat e mbetura, rrallëherë u rrezikuan me Qirkon, i cili u vu në vështirësi vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. Egnatia goditi një traversë kur fati i ndeshjes ishte vendosur.

VIDIO

Scroll to Top