JiL.al - Jeto i Lumtur

Makina përplas gruan në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtunë në Vlorë, në zonën e Lungomares.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se një grua rreth të 50-tave është përplasur nga një automjet i tipit Golf.

Ajo është transportuar menjëherë në spital pas plagëve të marra në kokë, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar për në komisariat. Akoma nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar aksidentin, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Lidhur dhe me këtë ngjarje në vijim pritet dhe një informacion zyrtar nga autoritetet.

Scroll to Top