JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkelje të rregullave të qarkullimit, 22 drejtues mjetesh në pranga

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Policia Rrugore e Tiranës arrestoi 22 drejtues mjetesh për shkelje të rregullave të qarkullimit, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative.

Në një informacion zyrtar, Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin javor të punës së saj, ndërsa janë bllokuar edhe 11 automjete, 4 prej të cilave me targa të huaja.

Mbi 60 % të masave administrative të vendosura janë për parkim të gabuar, ndërsa 271 drejtues mjetesh janë gjobitur për përdorimin e celularit.

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore: ✅

22 Arrestime dhe procedime penale: 🍺

3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

🚫 5 persona për pa leje drejtimi. •

🚦 13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit. • ⛔️

1 person për largim nga vendi i aksidentit ✅

Masat administrative: 📈 9.949 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,421 në ditë. • 🌑

40 masa për xhama të zinj. • 🚗💨 552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. •

📱 271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. •

🔒 659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. •

⚠️ 483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve. •

🅿️ 6.827 masa për qëndrim të gabuar. •

🏍️ 550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime: 🍺

11 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit. • 🚗💨

20 raste për tejkalim shpejtësie. • 🚗💨 37 raste të ndryshme

🚗🚓 11 automjete u bllokuan, përfshirë 4 me targa të huaja.

Scroll to Top