JiL.al - Jeto i Lumtur

U kap në flagrancë duke shitur kokainë, bie në pranga e reja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 22-vjeçare në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi u kap në flagrancë duke i shitur kokainë një tjetër shtetasi, 29-vjeçar.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se kokaina u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që u procedua penalisht edhe blerësi 29-vjeçar.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen K. P., 22 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin R. I., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasen K. P., duke i shitur 29-vjeçarit një dozë me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Scroll to Top