JiL.al - Jeto i Lumtur

Safet Gjici kërkesë Gjykatës së Elbasanit për t’u liruar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

ELBASAN- Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici i është drejtuar nga burgu Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar. Mësohet se çështja i është caktuar gjyqtares së Elbasanit Suela Lika, e cila ka njoftuar palët për seancën që do të mbahet në datën 14 tetor. Në kërkesë, ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk ka dhënë asnjë shkak se cilat janë arsyet që duhet të lërë burgun.

Menjëherë pasi ka paraqitur kërkesën Gjici ka bërë kërkesë për të shkuar në spital, që dyshohet se do ta përdorë si kartë për të lënë burgun për shkaqe shëndetësore.

Scroll to Top