Dy deputetë braktisin Kurtin, lind poli i ri politik në Prishtinë

Editor
1 Min Read

Deputetet Eman Rrahmani dhe Visark Korenica kanë vendosur të largohen nga radhët e partisë për të krijuar listën e re të familjes. Tkurret partia më e madhe në Kosovë, ajo e Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti.

Dy deputetë të saj, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica kanë vendosur të shkëputen nga radhët e partisë për të krijuar Listën e re për Familjen, që do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit në koalicion me Partinë e drejtësisë së Ferid Aganit dhe AKR e Behgjet Pacollit.

Dy deputetët kanë qenë të zëshëm kundër Kodit Civil që sipas tyre cenon familjen, ndërsa përmendën si arsye për largimin edhe koefiçentin e pagave dhe nepotizmin.

Rramani theksoi më tej se angazhimin si deputet do ta vazhdojë si më para, se do të mbështesë iniciativat e “dobishme” dhe do të kundërshtojnë ato të që janë të “dëmshme” për qytetarët e Kosovës”.

Rrahmani tha se pjesë e koalicionit do të jenë edhe personalitete publike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *