JiL.al - Jeto i Lumtur

 Fundoset anija plot me pasagjerë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të paktën 150 persona janë zhdukur pasi një anije me pasagjerë u përmbyt në rajonin Niger të Nigerisë. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë për Situata Emergjente, Abdullahi Baba Arah tha se anija me rreth 300 persona u përmbyt mbrëmë në një lum në rajonin Mokwa.

Gjithashtu ai theksoi se të paktën 150 persona janë zhdukur në fatkeqësi. Sipas mediave nigeriane, zhytësit vendas shpëtuan shumë udhëtarë pas fatkeqësisë ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në rajon

Scroll to Top