Një shqiptar në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Budva me urdhër të Interpolit, njofton policia malazeze..
“Ditën e djeshme oficerët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me efektivët e Sektorit të Sigurimit të Budvës kanë arrestuar një shtetas shqiptar të K.I.”, njofton policia.
Ai kërkohet ndërkombëtarisht nga Interpol RIM për të vuajtur dënimin me burg prej gjashtë vjet e tre muaj për trafik droge, vjedhje të rëndë dhe falsifikimin e patentës së shoferit.