JiL.al - Jeto i Lumtur

Shtetasi nga Kosova niset drejt Shqipërisë me 18 mijë euro

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nje shtetas nga Ksova eshte proceduar nga policia shqiptare pasi ka tentuar te kaloje kufirin me 18 mije euro te pa deklaruara. 

Njoftimi i policise:

Tentoi të fuste në Shqipëri, 18 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 36-vjeçari (shtetas kosovar).
Sekuestrohet shuma e parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në hyrje të RSh-së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjeti tip “Golf” me drejtues shtetasin kosovar D. M.

Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar D. M., 36 vjeç, banues në Mamushë, Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top