eshjet e shiut kanë shtuar intensitetin duke sjellë dhe prezencë uji në disa rrugë dhe lagje në qytetin e Vlorës.
Bashkia ka bërë me dije që qytetarët të bëjnë kujdes në disa lagje të qytetit, kur të qarkullojnë apo dhe të parkojnë pasi ne orët në vijim mund të rritet dhe niveli i ujit.
Lagja Skelë, Pavarësia, Kushtrimi, Rilindja janë ato lagje që sa herë ka reshje shiu përmbyten.
Reshjet e shiut vijojnë të shtojnë intensitetin, disa rrugë dhe lagje gjenden nën ujë, si çdo herë lagja Rilindja është nën ujë, po ashtu zona tek Biblioteka e qytetit, zona e Skelës gjenden nën ujë.
Të gjitha rrugën kanë prezencë uji deri në 20-30 cm, ndërkohë që në disa zona niveli i ujit shkon edhe 50 cm.