Fati i një nëne është të presë fëmijët e saj. I pret ata në shtatzëni për 9 muaj rresht, i pret kur dalin nga kopshti, si dhe i pret kur dalin nga shkolla, kur ata rriten. Ajo i pret kur kthehen nga një festë, sado vonëtë kthehen dhe pavarësisht faktit që mund të kthehen të dehur. Nuk e zë gjumi, nëse nuk sigurohet që fëmija i saj është kthyer mirë në shtëpi.
Një nënë i pret fëmijët e saj kur kthehen nga puna, në mënyrë që t’i përgatisë diçka të ngrohtë për tëngrënë.
Ajo e di se puna e ngarkuar i bën të konsumojnë ushqime jashtë, kështu që kujdeset personalisht që në shtëpi fëmijët e saj të ushqehen shëndetshëm. Një nënë i pret fëmijët në shtëpi me dashuri, ndonjëherë me ankth kur ata largohen pa njoftuar dhe rrallë herë me inat, por që ky i fundit kalon shpejt pasi ajo i sheh fëmijët dhe i përqafon ata.
Një nënë i pret fëmijët edhe kur ata e çojnë në një azil gjatëpleqërisë. Ajo e fal fëmijën duke e justifikuar me qindra arsye për një vendim të tillë dhe e pret me padurim ta shohë atë, sado rrallë t’i shkojë për vizitë.
Ndaj, përpara sakrificave të tilla, mundohuni që mamaja juaj të mos ju presë më. Vizitojeni shpesh, duajeni, përqafojeni papritur. Mos e bëni t’ju presë, edhe pse ajo nuk lodhet nga pritja. Ajo do t’ju justifikojë përherë, pasi zemra e saj vërtet nuk mban inate për fëmijët, ama lëndohet nga vendimet tuaja ndonjëherë jo të drejta.
Mos vendosni asnjë person tjetër mbi prindin tuaj, në këtë rast mbi mamanë, sepse askush nuk ka sakrifikuar aq sa ajo për t’ju rritur e për t’ju bërë personin që jeni sot.
Jeto I Lumtur.al