Kërkuan lirinë, Apeli i Posaçëm rrëzon Çopjat e Elbasanit

Editor
2 Min Read

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar dje kërkesat e anëtarëve të grupit kriminal të vëllezërve Çopja duke lënë në fuqi masat e sigurisë që u miratuan nga Shkalla e Parë. Të arrestuarit e operacionit “Plumbi i artë 2”, që zbuloi dhe aktivitetin e o0rganizatës kriminale të drejtuar nga Franc e Hajdar Çopja nga Elbasani kundërshtuan masat e sigurisë, mes të cilëve bënin pjesë edhe ish gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit Pajtime Fetahu që ndodhet në arrest shtëpie. Ish-gjyqtarja akuzohet për ‘Korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë. Më 29 korrik 2024, GJKKO firmosi 33 masa sigurie, nga të cilat 13 u ekzekutuan ndërsa, 2 rezultojnë të arrestuar më parë jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë që lidhur me këtë operacion nisi edhe një hetim nga SPAK mbi dyshimet se u dekonspirua, gjë e cila çoi në sekuestrimin apo vëzhgimin e telefonave të një sërë zyrtarëve të lartë të policisë, punonjësve që morën pjesë në ekzekutimin e masave si dhe të agjentëve të BKH-së. SPAK thotë se organizata kriminale, kishte arritur të rekrutonte edhe dy punonjës të policisë së shtetit dhe një punonjëse në gjykatën e Elbasanit që u jepte informacione sekrete. Shtrirja e tyre sa i takon trafikut të drogës ishte në Europë dhe më gjerë se kaq pasi kishin arritur të fuqizoheshin ekonomikisht. Të paktën 4 atentate me 6 të vrarë, 3 vrasje të mbetura në tentativë, 14 të porositura, dhe grabitja e 4.6 milion eurove në Rinas në prillin e vitit 2019 janë vetëm disa prej krimeve të zbardhura.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *