JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, Kombëtarja nis sot grumbullimi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë këtë muaj dy takime në Ligën e Kombeve, takime të vlefshme për Grupin 1 të League-s B.

Kuqezinjtë do të ndeshen më 11 tetor me Republikën Çeke në transfertë, sfidë që do të nisë në orën 20:45 në “Epet Arena”.

Nga ana tjetër më 14 tetor Shqipëria do të ndeshet me Gjeorgjinë edhe ky takim që Kombëtarja do e zhvillojë në transfertë në orën 18:00 në “Mikheil Meskhi Stadium”.

Ndërsa jemi në prag të këtyre sfidave, Kombëtarja do të nisë këtë të diel grumbullimin në “Shtëpinë e Futbollit”.

Në një njoftim të Federatës Shqiptare të Futbollit bëhet me dije se lojtarët që kanë mbyllur ndeshjet me ekipet e tyre, do mbërrijnë këtë të diel në Tiranë, teksa pjesa tjetër priten që të bashkohen me ekipin të hënën, më 7 tetor.

“Grumbullimi i lojëtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë të hënën më 7 tetor. Seancat stërvitore do të zhvillohen në ‘Shtëpinë e Futbollit’”,-njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Scroll to Top