JiL.al - Jeto i Lumtur

Arrestohet shqiptari me 3 kg kokainë dhe 48 mijë euro cash

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një shqiptar 33-vjeçar është kapur nga një operacion policor në Latina, me ngarkesën e 3 kg lëndë narkotike kokaine dy ditë më parë.

Aksioni u krye në zonën e quajtur Sabaudia dhe 33-vjeçari ishte një kontingjent krimi në fushën e narkotikëve.

Hetimi nisi nga raportimet për aktivitete të pazakonta në një magazinë të braktisur në zonën e Sabaudia, ku ishin vërejtur disa lëvizje të çuditshme.

I dyshuari u kap në posedim të pothuajse 3 kilogramë kokainë, stampuar me një markë luksoze të orëve “Rolex”.

Hetimet nuk u ndalën me kaq. Gjatë operacioneve, 48 mijë euro cash u gjetën në shtëpinë e shqiptarit, të fshehura në një çantë shpine brenda një gardërobë.

Mungesa e provave që justifikonin një burim të ligjshëm të ardhurash bëri që autoritetet të kapnin shumën, me qëllim që të kuptonin nëse paratë mund të lidheshin me aktivitetet e paligjshme të të arrestuarit.

Në fund të aksionit, shqiptari është dërguar në burgun e Latina.

Scroll to Top