Nga ora 18:00 deri në 22:00 të kësaj të hëne, Partia Demokratike do të protestojë në kryeqytet, në të parin akt të mosbindjes civile kundër qeverisë Rama, sipas kryetarit të tyre, Sali Berisha. PD ka kërkuar leje për zhvillimin e protestës para Kryeministrisë, por pritet që të ketë një itinerar ndryshe nga tubimet e mëparshme.
Me shumë gjasë do të ketë marshim në drejtim të Parlamentit dhe Bashkisë së Tiranës, ndërsa pika të tjera kyçe që mund të bllokohen janë edhe kryqëzimi i “21 Dhjetorit”, ish-Stacioni i Trenit dhe rethrrotullimi i Zogut të Zi, përveç bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Policia ka marrë masa të forta për mbarëvajtjen e tubimit duke angazhuar mbi 1500 efektivë në terren, ndërsa grupe të FNSH do të mbikëqyrin lëvizjet e turmave.