JiL.al - Jeto i Lumtur

Blindohet me dyer metalike dhe kamera Kryeministria

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në godinën e kryeministrisë janë marrë masa për protestën e sotme. Dyert kryesore janë me veshje metalike.

Nuk dihet itinerari i protestës së opozitës por dihet se do të nisë në orën 18:00 para kryeministrisë.

Garda e Republikës ndërkohë do të vendosë staf sigurie brenda ambienteve prej orës 16:00 si në Kryesi ashtu edhe tek Parlamenti, salla plenare për gjithçka që të mundshme.

Ndihmë i është kërkuar edhe policisë dhe zjarrfikësit për të pasur mjete ndihmëse në ambientet e brendshme të godinave.

Përveç perimetrit të jashtëm të cilin e garanton policia.

Scroll to Top