Gjermania ‘në hall’ për ilaçe, ja medikamentet që mungojnë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Antibiotikë, shurup për uljen e temperaturës – dhe tani edhe solucione të kripura: prej vitesh ka pasur vështirësi në marrjen e disa ilaçeve në Gjermani dhe BE. Nuk ka zgjidhje në horizont. Megjithëse kushtojnë vetëm disa cent, aktualisht janë të vështira për t’u gjetur: në spitalet dhe farmacitëgjermane, madje edhe infuzionet me solucione kripe mungojnë, e madje edhe gjërat më të nevojshme për operacione e infuzione. Sipas Thomas Preis, president i Shoqatës së Farmacistëve të Renanisë Veriore-Vestfalisë, situata është përkeqësuar në mënyrë dramatike muajt e fundit.

“Ka qenë një problem i madh në spitale prej muajsh dhe tani po prek edhe pacientët ambulatorë”, tha ai në një intervistë për Rheinische Post. Ministria e Shëndetësisë e landit NRW konfirmoi mungesat: “Spitalet në NRWsi dhe në Gjermani janë furnizuar prej muajsh me vetëm rreth 80 për qind të sasive të kërkuara të medikamenteve, ndërsa tani furnizimi është me vetëm rreth 50 për qind.” Instituti Federal për Medikamente dhe Produkte Mjekësore (BfArM) parashikon që kjo situatë do të zgjasë – me muaj.

Scroll to Top