Media: Erdogan nesër takim edhe me Baba Mondin?!

Editor
1 Min Read

Vizita e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyp Erdogan në vendin tonë ka tërhequr vëmendjen e mediave greke.

Ato shkruajnë për inaugurimin e xhamisë së Namasgjasë, e cila filloi të ndërtohej në vitin 2015 dhe që konsiderohet më e madhja në Ballkan, me katër minare, secila 35 metra të larta, me një stil arkitekturor që të kujton epokën osmane. Por ndër të tjera, raportojnë se pjesë e axhendës së presidentit turk, do të jetë dhe një takim me kreun e bektashinjve, Baba Mondin.

“Presidenti turk pritet të takohet në Tiranë edhe me liderin fetar të sektit mysliman bektashi në Shqipëri dhe në mbarë botën, Edmond Brahimaj, i njohur për ndjekësit edhe si Baba Mondi.”- thuhet në artikkulin e mediave greke.

Muajin e kaluar, një raport i New York Times zbuloi planin e kryeministrit Edi Rama për të krijuar një shtet sovran mysliman bektashi brenda territorit shqiptar, të modeluar sipas Vatikanit, gjë që shkaktoi një reagim nga përfaqësuesit e komunitetit të madh bektashi në Turqi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *