ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali. Mësohet se shqiptarët grabisnin në disa farmaci. Gjithashtu mediat vendase shkruajnë se natën mes të martës 8 tetor dhe të mërkurës, farmacia në Piazza Marinai d’Italia në Oltreponte u sulmua, pasuar nga dy tentativa në farmacitë në Balzola dhe Morano.
Ndërkohë grabitja e tyre e parë rezultoi e suksesshëm në Oltreponte me një plaçkë që duhet të ishte rreth 5 mijë euro. Më pas tentativa e dytë në Balzola, dështoi për shkak të pranisë së pronarit. Edhe e treta dështoi, pasi ndërhyri polcia dhe i arrestoi.