Erdogan mbërrin në Kryeministri, takim kokë më kokë me Ramën

Editor
1 Min Read

TIRANË- Pas Presidencës, presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka mbërritur në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë Edi Rama. Dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ndërsa më pas do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë mes delegacioneve të dy vendeve. Pas mbledhjes, pritet të nënshkruhen 3 marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve. Rreth orës 14:35 pritet konferenca për shtyp mes Ramës dhe Erdogan.

Vizita e presidentit turk do të mbyllet me inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, ku i pranishëm do të jetë edhe Rama. Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, është lënë jashtë kësaj ceremonie, fakt i njoftuar publikisht nga vetë ai, ndërsa në emër të komunitetit, në inaugurim do të jetë Myftiu i Tiranës, Gazmend Teqja, i cili pritet të jetë edhe imami zyrtar i Xhamisë së Madhe.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *