Ky është tingulli i fushës magnetike të Tokës. Madje si ishte 41 mijë vjet më parë, gjatë Epokës së Akullnajave, kur fusha magnetike pësoi një reduktim me 5% të intensitetit aktual. Në ato kushte, një sasi e madhe e rrezeve kozmike, ishte më e lirë të arrinte planetin tonë, pa hasur pengesa.
Një zhurmë e çrregullt në sfond, që kujton atë të erës, është zhurma e Tokës në hapësirë.
Regjistrimi i këtij eventi, është realizuar në sajë të punës së 3 satelitëve “Sëarm” të Agjensisë Hapësinore Evropiane dhe përveç tingujve, kërkuesit kanë rindërtuar edhe hartën e lëvizjeve të fushës magnetike përgjatë atij eventi.
Këta satelitë janë të projektuar për të kuptuar si gjenerohet graviteti, dhe masin sinjalet magnetike të bërthamës, mantelit, kores dhe oqeaneve, por edhe të jonosferës e magnetosferës.