JiL.al - Jeto i Lumtur

Shqipëria fiton me Gjeorgjinë dhe kthehet në pretendente në grup

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shqipëria luan përballë Gjeorgjisë një ndeshje që vlen për raundin e katërt në grupet e Ligës së Kombeve. Të dyja përfaqësueset vijnë pas humbjeve në sfidat e fundit, tri ditë më parë.

Silvinjo ka surprizuar në këtë sfidë pasi vjen me tre ndryshime nga ndeshja e fundit në Çeki. Mbrojtja është reparti më i prekur ku trajneri brazilian ka vendosur të ulë në stol Elseid Hysajn dhe Marash Kumbullën. Në sulm debuton për herë të parë Indrit Tuci. 24-vjeçari ka marrë vendin e Mirlind Dakut. Kapiten për këtë takim te kuqezinjtë është mbrojtësi Ismajli.

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Shqipërisë.

90’+5’ Shengelia në vend të Davitashvilit në radhët e Gjeorgjisë.

90’+3’ Laçi ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

90’+2’ Mitaj ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+1’ Kiteishvili provon nga jashtë zonës, sfera shkon mbi traversën e portës së Strakoshës.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Kvaratskhelia tenton me një goditje dënimi ballore, Seferi në mur bllokon sferën.

85’ Kiteishvili tenton nga jashtë zonës, sfera shkon larg katërkëndorit të Strakoshës.

81’ Tsitaishvili merr vendin e Lokoshvilit në radhët e Gjeorgjisë.

80’ Seferi niset në kundërsulm në të djathtën, tentativa e tij drejt portës është e lehtë.

77’ Seferi merr vendin e Bajramit në fushën e lojës.

76’ Dvali ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Dakut.

74’ Kvaratskhelia tenton vetë nga e majta të gjuajë, por nuk gjen portën e Shqipërisë.

73’ Bajrami nuk përfiton nga një largim i gabuar i mbrojtjes, duke çuar topin direkt në duart e portierit.

71’ Mikautadze e sheh veten bosh në qendër të zonës dhe gjuan sapo sheh portën, Strakosha ndal gjuajtjen e tij të parë dhe pastaj Ismajli të dytën.

69’ Goditje dënimi e Asllanit, topi i çuar në qendër të zonës gjen Dakun i cili devijon me kokë, por pa kthyer sferën në katërkëndor.

67’ Shqipëria humb topin në gjysmëfushën e saj dhe vendasit nisin një kundërsulm të rrezikshëm, por harkimi nga e djathta në shtyllën e dytë largohet në këndore nga Balliu.

66’ Daku merr vendin e Tucit në radhët e Shqipërisë.

64’ Harkim i rrezikshëm nga e djathta në zonën e Shqipërisë, Zivzivadze me kokë për fat nuk gjen katërkëndorin.

57’ Asani pason për Bajramin në qendër, gjuajtja e mesfushorit kalon jashtë ngjitur me trekëndëshin e portës gjeorgjiane.

56’ Asani nga e djathta hyn në zonë dhe mundohet të bëjë gjithçka vetë, por sheh t;i heqin topin nga këmba me lehtësi.

53’ Tanimë është Shqipëria që mundohet të ulë ritmin e lojës, për të shmangur rreziqe pranë zonës së Strakoshës, duke ndaluar që në start aksionet e tyre.

48’ GOOOL SHQIPËRIA! Bajrami nga e majta merr me vete mbrojtësit, pason për Tucin në qendër dhe sulmuesi pason për Asllanin. Mesfushori nuk heziton të gjuajë drejt portës dhe gjen rrjetën duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa lëvizje të dy skuadrat.

Scroll to Top