JiL.al - Jeto i Lumtur

Sylvinho pas fitores: Shqipëria zbatoi detyrat dhe meritoi 3 pikët

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Numri një i stolit të Shqipërisë, Sylvinho u shfaq në konferencë pas ndeshjes së fituar 1-0 në fushën e Gjeorgjisë. Trajneri u shpreh se skuadra zbatoi detyrat dhe meritoi plotësisht 3 pikët.

Ka qënë një ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi nga ndeshja e shkuar, ka qënë vetëm rezultati. Fola më Sanjol dhe më tha se e kemi merituar. Nuk dua të merrem me lojtarë specifik, i gjithë grupi ka bërë shumë mirë, ka qënë i motivuar. Kemi bërë shumë mirë dhe kjo ka rëndësi. Shqipëria është e fortë. Jam krenar që jam trajner i kësaj skuadre.

Është një meritë e federatës, lojtarëve, tifozëve, stafit. Të gjithë lojtarët kanë luajtur shumë mirë. Jemi ekip i fortë. Sigurisht që do të festojmë për Shqipërinë. Me këmbë në tokë, do nisim nga nesër përgatitjen për sfidat e nëntorit.
Shpresojmë që t’i bashkohemi festës së shqiptarëve në muajin nëntor. Janë ekipe të mira të Europës, por duhet të punojmë me këmbë në tokë. E kemi diskutuar edhe me stafin se nuk e kemi menaxhuar sic duhet ndeshjen e shkuar.

Është një ekip që bën shumë mirë që në 15 minutat e para, por që kemi bërë mirë dhe ia dolëm. Gjeorgjia na kishte studiuar mirë. Thjeshtë ata kanë bërë ndryshim në skemën e tyre. Unë e respektoj shumë trajnerin Sanjol, gjithashtu edhe ai na kompletoi. Është krenari që perceptohemi si ekip i madh nga të tjerët dhe kjo është një shenjë e mirë krenarie.
Ajeti-Ismajli në mbrojtje?

Sigurisht që kam dhimbje koke që dua t’i kem. Edhe Tuci ka bërë një ndeshje të mirë.
Fjalimi për lojtarët pas ndeshjes – Është një fitore që duhet ta meritojmë shumë, kanë bërë një ndeshje shumë të mirë, “ tha

Scroll to Top