Gjykata e Lartë refuzon kërkesën, Ervin Salianji mbetet në burg!

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji për pezullim të vendimit të Gjykatës së Apelit. Ish-deputeti demokrat u dënua nga Gjykata e Apelit me një vit burgim për kallëzim të rremë ndaj vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Salianji bëri kërkesë në Gjykatën e Lartë për të pezulluar dhe shtyrë vendimin e Apelit, sepse i rrezikonte mandatin dhe karrierën politike.

Vendimi i Gjykatës së Lartë:

Mospranimin e kerkeses se paraqitur nga kerkuesi Ervin Salianji, per Pezullimin e vendimit nr.2900 date 18.12.2019, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, lene ne fuqi me vendimin nr. 30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tirane.

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi më 26 shtator 2024 vendimin për dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat Ervin Salianji. Salianji është dënuar së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike.

Scroll to Top