Kapet me 4 kg kokainë i riu shqiptar në Itali

Editor
1 Min Read

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është bënë në pranga nga autoritet italiane. Mësohet se arrestimi i tij është kryer nga policia Rrugore e Luccas në bashkëpunim me atë të Massas përgjatë autostradës A12.

Shqiptari u kap me rreth 4 kg kokainë. Rreth orës 20:00 të së hënës, një patrullë e Policisë Rrugore të Viareggio, pas një denoncimi nga kolegët e policisë së autostradës Pontremoli, ndaloi për një kontroll përgjatë karrexhatës jugore të automobilit A12 një Audi me targa italiane dhe me një person të huaj në bord, i cili po vazhdonte me shpejtësi të madhe me manovra të rrezikshme.

Shoferi, një 30-vjeçar shqiptar, ka shfaqur menjëherë nervozizëm pasi është ndalur. Pas kontrolleve në automjet, efektivët zbuluan një qese plastike me 3 pako lëndë narkotike të dyshuar e cila më pas rezultoi se ishte kokainë. Lënda e sipërpërmendur dhe makina u sekuestruan, ndërsa subjekti i arrestuar u dërgua në burgun Luça.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *