Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në termocentralin “Kosova A” në Kosovë. Sipas të dhënave paraprake, raportohet se para zjarrit është dëgjuar një shpërthim dhe më pas flakët kanë pushtuar njësinë nr.4 të termocentralit.
I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), e cila bën m e dije se flakët u shkaktuan si pasojë e një defekti teknik nga një qark i shkurtër, teksa siguroi qytetarët se tashmë zjarri është vënë në kontroll.
“Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për skanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe I njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet në reagim.