Një 55 vjeçar nga Berati me inicialet SH.A. është kapur teksa transportonte 32 kuti me ilaçe pa pulle fiskale.
Këto ilaçe dyshohet të jenë kontrabandë nga Greqia. Ndaj 55-vjeçarit ka nisur procedimi penal.
Njoftimi i Policisë:
“Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. A., 55 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke transportuar me automjet, 32 kuti me medikamente mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia”