Edhe pse të gjithëve do të na pëlqente të mendonim që fëmijët tanë nuk mund të jenë kurrsesi bullizues karshi të tjerëve ose dhe e kundërta, të tjerët karshi tyre, numrat e rasteve mbi këtë fenomen, vazhdojnë të na zhgënjejnë. E megjithatë, krahas dialogjeve dhe hapave parandalues, sipas Unesco-s, 30% e fëmijëve në botë, kanë qenë viktima të bullizmit.
Prindërit, luajnë një rol themelor mbi ekzistencën e këtij fenomeni ose jo në shoqëritë në mbarë botën. Është e vërtetë që fëmijët absorbojnë mësime negative nga mjedisi rrethues por dhe bashkëjetesa dhe jeta brënda mureve të shtëpisë na mëson se si të jetojmë dhe të sillemi në ambientin shoqëror, në shkollë, universitet, punë në të ardhmen, me miqtë, të afërmit etj.
Pavarësisht statistikave,ekzistojnë gjithmonë mekanizmat dhe vullneti i mirë për të shmangur veset që kanë mbizotëruar brezat e rinj sëfundmi. Ekzistojnë mënyra sesi mund t’i mësojmë fëmijët të sillet në mënyrë të drejtë dhe të duhur…Të qenit gjithmonë të sjellshëm me të tjerët!
I mësojmë atyre, mirësjelljen!
T’jua tregojmë fëmijëve sesa e vlerësojmë altruizmin e tyre.
“Faleminderit që i ndave lodrat e tua me mua!”, “Përqafimi yt më bëri të ndjehem shumë mirë kur isha e mërzitur. Fjalë të tilla që shprehin vlerësim, shërbejnë si motiv për të nxitur sjellje me nota pozitive tek fëmijët .