JiL.al - Jeto i Lumtur

Ndryshon ora, nga sot ja sa minuta lëvizin akrepat pas

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

E diela e fundit e këtij tetori shënon edhe rikthimin e orës diellore, ku akrepat u kthyen një orë pas. Në 03:00, natën mes të shtunës dhe të dielës, 26 dhe 27 tetor, akrepat e orës u ripozicionuan në orën 02:00. Kështu, do të mund të flihet një orë më shumë gjumë, por pasditet do të kenë një orë më pak dritë natyrale.

Akrepat do t’i lëvizim vetëm në orët analoge, pasi të gjitha pajisjet e tjera digjitale të lidhura me internet do të përditësohen automatikisht me orarin e ri.

Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri të dielën e fundit të marsit 2025, kur si gjithmonë në orën 03:00 të mëngjesit do të hyjë në fuqi ora ligjore, ose ajo verore.

Përcaktimi i ndryshimit të orës nuk ka asnjëherë datë fikse, por aplikohet gjithmonë natën mes të shtunës e të dielës së fundit të muajit tetor dhe muajit mars. Pavarësisht polemikave që prej disa vitesh kanë shoqëruar ndryshimin stinor të orës, ende nuk është vendosur asgjë nga BE.

Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë zgjatet dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Scroll to Top