Bie nga kati i pestë, ndërron jetë i riu në Tiranë

Editor
1 Min Read

Bie nga kati i pestë, ndërron jetë i riu në Tiranë.

‘Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Rrugën e Kavajës, përballë qendrës shëndetësore, është gjetur i shtrirë në sheshpushimin e një pallati, shtetasi M. Rr., 31 vjeç, banues në rrugën “Myslym Keta”.

Menjëherë me marrjen e njoftimit është formuar një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendngjarje dhe nga kryerja e veprimeve hetimore, dyshohet se 31-vjeçari ka rënë nga kati i pestë i pallatit.

31-vjeçari është transportuar në spital, por si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’, njofton policia.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *