JiL.al - Jeto i Lumtur

I moshuari humbi jetën pasi u përplas me makinë, arrestohet autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

SHKODËR- Është vënë në pranga një 21-vjeçar në Shkodër, i cili përplasi mbrëmjen e djeshme për vdekje një të moshuar.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale V. D. për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen Draçin, ku i riu ka përplasur me makinë shtetasi Pal Biçuku, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.

Scroll to Top