Instituti i Universiteti Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë thotë se rreth 600 milionë gra, apo 15 për qind e popullsisë së botës, janë të ekspozuara ndaj konflikteve. Në raportin e fundit të këtij Instituti, që botohet një herë në dy vjet, Kosova radhitet në vendin e 100, ndërsa Shqipëria në vendin e 45 mes 177 shteteve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës me kolegen Garentina Kraja, autorja e raportit El ena Ortiz thotë se në Kosovë gratë kanë gjendjen më të keqe në rajon, në veçanti sa i përket përfshirjes së grave në tregun e punës, fuqizimit dhe pavarësisë së tyre financiare dhe ekonomike, si edhe diskriminimit gjinor në lindje.
Zëri i Amerikës: Zonja Ortiz, Instituti juaj, po përpilon raportin e ri që trajton statusin e grave në botë, në 177 shtete. Raporti juaj, që mbulon dy vitet e fundit, zbulon dallime të shumta sa i përket sigurisë, drejtësisë dhe përfshirjes së grave. Ju gjithashtu keni përpiluar një indeks. A po bëhet bota një vend më pak i rrezikshëm për gratë?