Lëkundje tërmeti në vend. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 11:21. Epiqendra është evidentuar 19 km nga Tirana, pranë Shëngjergjit. Magnituda raportohet se ishte 3.2 ballë. Sipas EMSC, ndërkohë thellësia ishte 14 kilometra.
Deri tani nuk raportohet për dëme, teksa lëkundjet janë ndjerë më shumë në katet e sipërme.