Një situatë e parecedentë është raportuar në fshatin Petrushë të bashkisë Maliq, ku dy persona u përfshinë në një sherr me njëri-tjetrin. Shkaku i konfliktit ka qenë një marrëdhënie e dyshuar mes një burri 37-vjeçar, pronar i një stalle, dhe një 25-vjeçareje, nënë e dy fëmijëve të vegjël, e punësuar bashkë me bashkëshortin e saj në atë stallë.
Bashkëshorti i saj akuzoi pronarin për lidhje të fshehtë me gruan e tij, ndërsa hetimet kanë zbuluar edhe arsye të tjera. Sipas hetimeve, dyshohet se 37-vjeçari kishte qëllime të tjera për gruan, duke përfshirë edhe prostituimin e saj. Më parë, gruaja kishte qenë viktimë e trafikimit për prostitucion në Greqi, ku dy kushërinj të pronarit e kishin detyruar të prostituohej për një periudhë 6-mujore në Athinë.