Shkatërrohet grupi kriminal që shiste drogë afër shkollave

Editor
2 Min Read

Në kuadër të fazës së dytë të operacionit anti-drogë të koduar “Break” është shkatërruar një grup kriminal që shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave dhe në lokale nate në qarkun e Korçës.

Në pranga kanë rënë 7 persona (njëri prej tyre organizatori) dhe është shpallur në kërkim një 34-veçar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ndërkohë janë proceduar në gjendje të lirë 6 persona të tjerë.

“Konkretisht, gjatë kësaj faze, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit A. M., 39 vjeç (me rolin e organizatorit), B. Gj., 37 vjeç, K. D., 27 vjeç, M. J., 19 vjeç, M. L., 34 vjeç, S. L., 37 vjeç dhe E. H., 27 vjeç. U shpall në kërkim shtetasi P. H., 34 vjeç, me të njëjtën masë sigurie, për të njëjtën vepër penale”, njofton Policia.

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për 34-vjeçarin me iniciale (me rolin e bashkëorganizatorit), i cili aktualisht është i ndaluar në Itali, me të njëjtën masë sigurie për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan sasi kokaine dhe kanabis sativa, shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 1 peshore elektronike, 3 automjete dhe 9 celularë.

Operacioni vijon.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *