JiL.al - Jeto i Lumtur

I dërguari i SHBA-së takim me Netanyahun, ja çfarë fshihet pas

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I dërguari amerikan Amos Hochstein ka filluar bisedimet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu – në një përpjekje për të siguruar një armëpushim midis Izraelit dhe milicisë libaneze të Hezbollahut.

Një zëdhënëse e qeverisë izraelite konfirmoi sot takimin. Najib Mikati, kryeministri i përkohshëm i Libanit tha më herët se shpresonte për një armëpushim “brenda pak ditësh”.Kushtet për këtë janë zbatimi i Rezolutës 1701 të OKB-së, vendosja e ushtrisë libaneze në Libanin jugor dhe konsolidimi i pranisë së saj në zonën kufitare.

Forcat Ajrore izraelite sulmojnë 150 objektiva në Gazë dhe Liban
Rezoluta 1701 e OKB-së i bën thirrje Hezbollahut të tërhiqet në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin.

Sipas raporteve të mediave, propozimi i SHBA-së është të përcaktojë që ushtarët izraelitë të largohen nga Libani brenda shtatë ditëve nga përfundimi i armiqësive.

Ata do të zëvendësoheshin nga gjithsej 10 000 ushtarë të forcave të rregullta libaneze, të cilët do të vendoseshin në kufirin me Izraelin brenda 60 ditëve të para pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Drafti përcakton gjithashtu që qeveria e Libanit të monitorojë të gjitha shitjet e armëve në vend si dhe prodhimin e tyre.

Scroll to Top