JiL.al - Jeto i Lumtur

Shkarkohet ministrja e Jashme, ja arsyeja e fortë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Diana Mondino kishte votuar në favor të ndalimit të embargos së SHBA ndaj kombit-ishull. Por kjo i ka kushtuar shkarkimin nga presidenti Javier Milei kur Mondino mbështeti heqjen e embargos ndaj Kubës në Asemblenë e përgjithshme të OKB.

Deklarata e zyrës së Milei nuk bënte lidhje direkte mes shkarkimit të Mondino dhe votës në OKB, por u bë pak pas një përshkrimi të detajuar të qëndrimit të administratës në lidhje me Kubën.

“Argjentina kundërshton diktaturën në Kubë dhe mbetet e vendosur për një politikë të jashtme që dënon regjime të tilla”, shkruante zyra e Milei, duke shtuar se do të kryejnë një auditim të gjerë të ministrisë së jashtme për të përjashtuar “promovues të axhendave armiqësore ndaj lirisë”.

“Ne nuk pranojmë asnjë kufizim”, kryediplomati hungarez kritikon sanksionet e BE-së gjatë vizitës në Minsk
Mondino ka qenë nga aleatët e parë të Milei që prej fushatës presidenciale. Ajo do të zëvendësohet tashmë nga Gerardo Werthein, ish-ambasador i vendit në SHBA.

Që prej ardhjes në pushtet në fillim të vitit Milei ka pershtatur të gjitha politikat e vendit më ato të SHBA dhe e ka distancuar vendin nga Kuba, Nikaragua e Venezuela, duke quajtur liderët e tyre “diktatorë të përçmuar”, në një kthesë të fortë nga pararendësi Alberto Fernandez.

Argjentina, ekonomia e tretë më e madhe e Amerikës Latine është në mesin e një krize të ashpër ekonomike e financiare, teksa 55% e popullsisë llogaritet se jetojnë në varfëri, që prej reformave të ashpra ekonomike të Milei me shkurtime financiare dhe liberalizim të ekonomisë, shkruan rrjeti AP.

Scroll to Top