JiL.al - Jeto i Lumtur

Humbi dy prindërit, mesazhi i ndjerë i Alban Bushit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, ka publikuar një mesazh të ndjerë, pasi humbi dy prindërit, në një aksident në Greqi.

Ne mesazhin e tij, Bushi shkruan se vdekja për shkaqe natyrale është e dhimbshme, por kur ajo vjen për shkak të një aksidenti, është ulëritëse.

“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti.

Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë.

Sot dhimbshëm mora orat që kane punuar në pulsat e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident, me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, shkruan ndër të tjera Alban Bushi.

Dy prindërit e trajnerit, Ali (75 vjeç) dhe Bukurije Bushi (71 vjeç), humbën jetën pas një aksidenti të rëndë në rrugën “Egnatia” në aksin Veria-Selanik. Automjeti me të cilin ata po udhëtonin, u përplas nga një fugon, duke iu marrë jetën.

Scroll to Top