JiL.al - Jeto i Lumtur

Komandot izraelite zbarkojnë në veri të Libanit dhe bëjnë lëvizjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ushtria izraelite ka rrëmbyer një zyrtar të lartë të Hezbollahut në një operacion gjatë të cilit komandot izraelite zbarkuan në brigjet e Batroun, në veri të Libanit, kapën zyrtarin e supozuar dhe u arratisën me skaf.

Në një deklaratë, një zyrtar ushtarak izraelit tha se forcat e tij kapën një “operativ të lartë të Hezbollahut” dhe e transferuan atë për t’u hetuar nga inteligjenca ushtarake, the Guardian.
Media Axios cito i burime izraelite duke thënë se personi i kapur – Imad Amhaz – ishte përgjegjës për operacionet detare të Hezbollahut

Ministri i përkohshëm i Transportit i Libanit, Ali Hamie, tha se Amhaz ishte një kapiten anijesh civile, ndërsa Hezbollah nuk komentoi mbi pretendimet se ai i përkiste organizatës.
Bëhet e ditur sek kryeministri i përkohshëm i Libanit, Najib Mikati, tha se Libani do të paraqiste një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe se ai i kishte kërkuar ushtrisë së Libanit dhe misionit paqeruajtës të OKB-së për të hetuar incidentin.

Scroll to Top