Irani është goditur këtë të diel nga tërmeti. Sipas mediave iraniane tërmeti ishte me me magnitudë 4.8 gradë të shkallës Rihter.
Ai ka ndodhur në një thellësi prej 11 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ishte afër qytetit Garmsar, në provincën Semnan, por nuk raportohet për dëmtime.