Plagoset me armë një 16-vjeçare në Fier.
Një 18 – vjecare është vetëplagosur me armë zjarri në lagjen “ Liri Gero” në Fier.
Sipas burimeve paraprake e reja është transportuar menjëherë në Spitalin e qytetit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia drejt cendngjarjes ndërkohë që shkaqet që e kanë cuar 16- vjecaren drejt këtij akti, ende nuk dihen.
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, shtetasja A. G., rreth 18 vjeçe, banuese në Fier, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, e dëmtuar me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën (paraprakisht dyshohet se është vetëplagosur me pistoletë).
Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.