Sulmi rus në Zaporizhzhia, raportohen gjashtë të vdekur dhe…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Trupat ruse sulmuan infrastrukturën në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia të martën, dike vrarë gjashtë persona dhe plagosur nëntë të tjerë.
“Gjashtë persona vdiqën dhe nëntë u plagosën. Një zjarr shpërtheu në pikën e përplasjes – këto janë pasojat paraprake të sulmit të armikut në Zaporizhzhia”, njoftoi Ivan Fedorov, guvernatori ukrainas i rajonit gjysmë të pushtuar.

Rajoni i Zaporizhzhia mbahet në jug të tij nga rusët, duke përfshirë centralin bërthamor kritik në Energontar, i cili është më i madhi në Evropë.
Qyteti i Zaporizhzhia, megjithatë, mbetet i lirë dhe është një nga objektivat kryesore të pushtuesve rusë, të cilët madje kanë shpallur aneksimin e rajonit në Federatën Ruse.

Scroll to Top