Orët e para të mëngjesit të së martës ka shpërthyer një sasi lënde plasëse pranë një godine boshe në qytetin e Tiranës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:55 të mëngjesit në rrugën dytësore, Tiranë-Vorë.
Bëhet me dije se dëmet janë vetëm materiale dhe autoritetet ndodhen në vendngjarje për të hetuar.
Njoftimi:
Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.